Pas tërmetit të djeshëm që goditi vendin me magnitudë 4.9 sipas IGJEUM, ka reaguar edhe numri 2 i PD, Edi Paloka. Paloka akuzon kryeministrin Rama se dy muaj pas tërmetit të parë qytetarët ende jetojnë në tenda dhe kontenierë.
“Dy muaj pas tërmetit qytetarët ende jetojnë në tenda dhe kontenierë, ndërsa qeveria tallet duke folur për platforma qesharake, si të shumtat që kanë nisur dhe nuk i kanë bitisur. Kush ka sy e veshë e kupton qartë se Rilindja përdor propaganden për të mbuluar papërgjegjshmërinë dhe paaftesinë për të menaxhuar situatën pas tërmetit. Për këto dhe më shumë: Rama ka dështuar!” – shkruan Paloka në postimin e tij.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post