Ambasada Amerikanë ka nëpërmjet një postimi në Twitter ka publikuar detajet e takimit të kryediplomates së re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim me kryeprokurorin Olsian Çela.
Ambasada e SHBA bën të ditur se Kim e ka uruar Osljan Çelën për zgjedhjen në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, po ashtu ka premtuar ndihmë teknike për të ndihmuar Shqipërinë në zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga SHBA për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.
Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.” – shkruan Ambasada në njoftimin e saj në Twitter.
As they deliver on the promise of an independent judiciary with justice for all, Ambassador Kim urged prosecutors to approach their work with a mindset of public service, integrity, and protection of human rights. #JusticeForAll #AmbKim pic.twitter.com/npXyl9CxQP
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 29, 2020
Diskutime rreth kësaj post