Deri më tani dinim vetëm faktin se kryeministri Edi Rama do të ishte në rolin e dajës së aktorit kryesor, Ermal Mamaqit në filmin “I Love Tropoja,.
Tashmë kanë dalë dhe disa pjesë nga teksti që Edi Rama ka thënë gjatë pjesës aktruese, kur po zhvillohet një dasmë. Ai futet në banket dhe me zë të lartë përdor një fjalor të ashpër.
“S’ka bir none dhe bir kurve të martojë Landin me zor,”– thotë Edi Rama në pjesën e filmuar. Më tej vijon: “Kush i bon presion çunit tonë ktu mo?”.
Nuk e dimë se sa më tej vazhdon pjesa e luajtur nga kryeministri, por roli i tij qenka aspak i zakontë për një kryeministër.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post