Sizmologu Edmond Dushi ka komentuar rrezikun e ndjeshmërisë që i kanoset vendit tonë nga tërmeti 7.5 ballë që sipas mediave turke është parashikuar të godasë sërish qytetin Elazig, sizmologu Dushi shprehet se largësia mes dy vendeve bën që energjia të shuhet.
Sizmologu shprehet se Shqipëria bën pjesë në vendet me karakter sizmik por pavarësisht kësaj nuk ka vend për panik.
“Nuk mund të komentoj në lidhje me parashikimin e bërë, në dijeninë time një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pra parashikime të tilla nuk mund të ndodhin. Duke marrë parasysh distancën e konsiderueshme që ne kemi me zonën për të cilën mendohet ose që aludohet dhe duke marrë në konsideratë edhe karakteristikat që kanë valët sizmike të cila shuhen me distancën, pra absurbohen me distancën, energjia vjen duke u zvogëluar pra atëherë nuk besoj se ka vend për panik tek neve në Shqipëri nuk mund të ketë impakt” – u shpreh sizmologu Edmond Dushi.
Diskutime rreth kësaj post