Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari këmbëngul në ndryshimin e sistemit zgjedhor, për ta bërë atë me lista të hapura në mënyrë që të nxiten qytetarët për të votuar.
E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Hajdari foli edhe për votën e emigrantëve, ku se ky është një propozim që i ka munguar Shqipërisë dhe i përqafuar nga gjithë vendet e rajonit.
“Është çështje administrative dhe duhet gjetur një taktikë si mund ta realizojmë këtë sa më shpejt. Mendoj se do ndryshonte shumë klimën politike në vend. Në mënyrë elektronike ose pranë konsullatave, thjesht ne duhet të biem dakord se sa zgjat ky proces sa mund të realizohet”, – u shpreh deputetja e opozitës së re parlamentare.
Ajo theksoi se ndryshimet kushtetuese do ndodhin nëse ka ndryshim të sistemit. “Ajo që është e rëndësishme është se ne nuk po kufizojmë reformën zgjedhore. Edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR, ka nga ato që mund të duan ndryshime në Kushtetutë. Nuk mund të kufizohemi tek kodi zgjedhor”, tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post