Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla sot kanë qenë të pranishëm në Samitin e Nivelit të Lartë PE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel, me temë “Ballkani Perëndimor-Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”.
Samiti u organizua dhe kryesua nga Presidenti i PE, David Maria Sassoli dhe në të morën pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të BP, kryetarët e grupeve parlamentare të PE dhe reporterët e PE për BP.
Ruçi dhe Balla e filluan ditën me takimin me Raporteren për Shqipërinë, Isabel Santos dhe më pas me bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.
Gjatë takimeve u nënvizua se Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli Europian në fund të muajit Mars duhet të hapë dritën jeshile për të dy vendet.
Në fjalën e tij në Samit, Kryeparlamentari Ruçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që PE, ndërsa Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nënvizoi se Shqipëria nuk është dekurajuar nga rezervat dhe skepticizmi i disa vendeve anëtare për integrimin e vendit tonë.
Diskutime rreth kësaj post