Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se virusi vdekjeprurës në Kinë është më tepër një zhurmë, ashtu siç është bërë edhe me epidemi të tjera si sars-i apo edhe H1N1.
“Për mua nuk ka pse të krijohet panik, jo vetëm për ne. Të tilla epidemi bota ka kaluar shumë herë, zhurmë është bërë shumë. U bë zhurmë për sarsin, u bë zhurmë për H1N1, rëndësi ka të merren masa. Pastaj niveli i përgatitjes dhe i suksesit lidhet me konsolidimin dhe gjendjen e sistemit shëndetësor të çdo vendi.”– tha Tritan Shehu.
Ish-ministri tha se në Shqipëri nuk besohet se do të afektohet ky virus, por gjithsesi vendi ynë duhet të përmirësojë sistemin e shëndetësisë.
Diskutime rreth kësaj post