Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të drejtuesit të SPAK, Arben Kraja në lidhje me transferimin e dosjes në Dibër ku përflitet për vjedhje të votave.
Sipas tij SPAK u rrëzua në të parë provë përballjeje me qeverinë.
Petrit Vasili shkruan:
“Ne 29 dhjetor 2019 ne nje shenim ne FB pata shkruar se testi per SPAK eshte hetimi i krimit elektoral si nena e kriminalizimit dhe kapjes se shtetit.
Sot SPAK nuk mori persiper dosjen 184 te krimit zgjedhor ne Diber, ku del qarte Kryeministri, Ministra, Deputete dhe Drejtore gjithfaresh, qe vjedhin vota te bere njesh me kriminelet.
Ndaj entuziazmi per SPAK u fik pa lindur mire.
SPAK u rrezua ne te paren prove perballje me qeverine.
Konsensusi politik per SPAK u shkaterrua nga kapja kriminale e drejtesise nga rilindja.”
Diskutime rreth kësaj post