Wang Haoran (UanHaoran) ndodhet prej 3 muajsh në Shqipëri. Po studion për Gjuhë e Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pedagogu i vet i ka vendosur emrin Ditmir.
“Në një viti kam mësuar shqip në Universitetin e Pekinit.”
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Kadaresë e kam lexuar dy here”, thotë ai.
Ditmiri është një nga 11 studentet kinezë në Tiranë. Ai tregon se i ka shpeshtuar telefonatat me prindërit që nga koha kur shpërtheu virusi. Prindërit banojnë në Ninksja, qytet në veri-perëndim të Kinës, ndërsa Wuhani është në jug të vendit, shumë larg prej tyre.
“Një shoku im nga Wuhani thotë se gjendja atje është e ashpër. Qyteti është izoluar. Prindërit më thanë që ka të paktën një njeri të prekur në qytetin e tyre”, thotë ai.
Wang Haorani lidhet në Skype me nënën e tij që është më pushimet e vitit te ri në shtëpi.
“Gjendja është në përmirësim. Qeveria po sjell staf mjekësor në Wuhan dhe maska, është pothuajse gati edhe vaksina, thotë qeveria, kundër virusit. Lajmet edhe e ekzagjerojnë ndonjëherë. Qeveria nuk po gënjen. Ajo po u thotë të vërtetën njerëzve”, thotë nëna e Wang Haoranit.
Diskutime rreth kësaj post