Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore. Sipas Qendrës Europiane të Sizmiologjisë tërmeti ishte me magnitudë 5.0 ballë. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 18 km larg nga Krkaaç me një thellësi prej 2 km.
Kjo lëkundje vjen pas tërmetit të se premtes me magnitudë 6.8 ballë që shkaktoi 41 viktima dhe mbi një mijë të plagosur.
Tërmeti i fundit është ndjerë edhe në Izmir ndërsa paraprakisht mediat turke nuk raportojnë për të plagosur apo viktima.
Diskutime rreth kësaj post