Dosja e shumëpërfolur ‘184’ kalon për hetim në Prokurorinë e Posaçme. Ky vendim erdhi pasi vitin e kaluar pati një ping- pong mes ish- Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe asaj të Dibrës. Në korrik të vitit 2019 Krimet e Rënda shpallën moskompetencë pas 2 vitesh nga dosja.
Enkeleda Cami Keshi refuzoi të mbajë dosjen në Prokurorinë e Dibrës. Pas një debati mes dy prokurorive, ish- prokurorja e përgjithshme Arta Marku e dërgoi përfundimisht Prokurorisë së Dibrës.
Por nga informacionet e fundit, asnjë prokurori nuk pranon të hetojë dosjen 184, edhe SPAK e refuzon.
Por çfarë është Dosja 184?
Dosja 184 janë hetimet e Prokurorisë lidhur me pretendimet për krime zgjedhore të kryera nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve lokale në 2016 Dibër, kur fitues doli Muharrem Rama i PS përballë Sherefedin Shehut të PD.
Tre vite pas regjistrimit të kësaj dosjeje, në 2019 media gjermane Bild publikoi përgjimet gjatë fushatës dhe gjatë zgjedhjeve lokale në Dibër të 2016.
U publikuan biseda të kryeministrit Rama, ish- ministrave Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri, Ulsi Manjës apo Pjerin Ndreut me përfaqësues të PS në Dibër Arben Keshin, Ymer Lalën, biznesmenin Bekim Krashi, drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeçi, mësuesin Lavdrim Murati, drejtorin e shkollës së Reçit, Reshat Elezin, shefin e komisariatit nr. 5 në Kamëz Sali Skura, dhe ish- deputetin e PS Artan Gaçin.
Në dosjen 184 po hetohen zyrtarë të lartë të politikës por deri tani hetimet janë hermetike.
Diskutime rreth kësaj post