Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pak minuta më parë një foto nga avioni, nëpërmjet të cilës na tregon se është nisur drejt Brukselit ku do të takojë, Presidenten e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen.
Ky takim vjen në kuadër të takimeve të radhës së kryeministrit para zhvillimit të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet në 17 shkurt.
“Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post