Pas takimit të djeshëm me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajmë të mirë për të gjithë shqiptarët. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama informon se ka diskutuar me kancelaren për njohjen e patentave shqiptare të drejtimit të mjeteve në Gjermani dhe për këtë në muajin shkurt do të vijë një mision nga ministria e Transporteve gjermane.
Jo vetëm kaq, por kryeministri Rama bën të ditur se ditën e djeshme janë njoftuar edhe nga qeveria greke se do të diskutohet në Kuvend njohja e patentave shqiptare.
“Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave
Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona”, shkruan kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post