Aktorja humorit, Delinda Disha, e cila ka pikasur në spektaklin ‘Portokalli’ në rolin e drejtoreshës së Tatimeve është paditur nga ‘Top Channeli’ në Gjykatën e Rrethit Tiranë.
Mediat njoftojnë se ‘Top Channel’ ka paraqitur si provë në gjykatë kontratën e Delindës me “ Portokalli”; kontratë 2-vjeçare që fillonte nga viti 2017-2019.
Në të njëjtën kohë, pala tjetër ka paraqitur një kontratë tjetër të aktores, në periudhën 2017-2018.
Delinda akuzohet se ka shkelur kontratën dhe ka nxjerrë sekrete artistike. Megjithatë, e kontaktuar nga mediat, ajo është shprehur: “Do vazhdoj dhe këtë sezon me role shumë të dashura për publikun çdo të shtunë në mbrëmje në Klan”, duke preferuar të mos japë detaje për ngjarjen e mësipërme.
Diskutime rreth kësaj post