Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas një mungese të gjatë në media sot ka rrëfyer të gjithë jetën e saj. Ajo ka folur për herë të parë dhe për faktin që është kushërirë me Edi Ramën, por ndërkohë punon me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Erla tha se nuk ka ndonjë kënaqësi të veçantë për shkak se nuk e ka njohur personalisht.
“Të kesh kushëri Ramën është rastësi, të punosh me Berishën është meritë. Nuk është se kam ndonjë kënaqësi të veçantë që jam kushërira e tij sepse nuk e kam njohur personalisht. Nëse do ta kisha njohur ndoshta mund të kishte qenë pak e sikletshme. Duke qenë se ai në një pasazh të librit kurbani e ka përmendur këtë fakt kam përshtypjen se më shumë e ka ndjerë ai, sesa unë”, u shpreh Erla Mehilli.
Diskutime rreth kësaj post