Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka përcjellë presidentin e Këshillit Europës Charles Michel i cili takoi kryeministrin Edi Rama ku folën për konferencën e donatorëve dhe procesin e hapjes së negociatave. Soreca thotë se vizita e Michel është një shenjë që zgjerimi është përparësi në politikat e BE-së.
“Sapo përcolla presidentin e Këshillit Europian Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tirane. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në. Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave.”, shkruan Soreca.
Diskutime rreth kësaj post