Shtëpi antiplumb me shishe të plastikës!
Këto shtëpi antiplumb të ndërtuara me baltë dhe shishe të plastikës janë të padjegshme, antiplumb, eko-miqësore dhe mund të përballojnë tërmete.
Ato gjithashtu përmbajnë një temperaturë të rehatshme, prodhojnë zero emetim të karbonit dhe merr energji nga energjia diellore dhe gazi metanik që vjen nga mbeturinat e riciklueshme.
Plastika është kudo. Në fakt, i tërë mjedisi është i mbushur me plastikë, ndërsa studiuesit parashikojnë se 99 për qind e të gjithë zogjve në këtë planet do të kenë plastik në zorrën e tyre deri në vitin 2050, transmeton Koha.net.
Kjo nuk është e mjaftueshme për të bindur njerëzit që të përdorin plastik më pak. Plastika duhet të riprodhohet dhe ripërdoret në mënyrë që të shmanget nga hedhja e saj kudo në tokë.
Pavarësisht informatave infografike, statistikave emocionale dhe programeve të riciklimit, shumë kombe, sidomos Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë që të hedhin plastik kudo në tokë pa u brengosur fare.
Për të ndërtuar një shtëpi dy-dhomëshe të gjumit nevojiten rreth 14 mijë shishe. Për të vënë këtë në perspektivë, Nigeria hedh rreth tre milionë shishe të plastikës çdo ditë. Prandaj, ka shumë shishe të mjaftueshme të cilat mund të ripërdoren për të ndërtuar vendbanimin e vetë secili individ.
Diskutime rreth kësaj post