Temperaturat e mesditës patën një rritje krahasuar me ditët e kaluara duke prekur vlerat nga 8ºC në zonat malore deri dhe në 16ºC në zonat e ulta dhe ato bregdetare, gjatë ditëve në vijim parashikohet përkeqësimi i motit.
Shërbimi Meterologjik Ushtarak parashikon se pjesa e parë e ditës do të jetë e kthjellët por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit do të vijnë vranësirat në shtim mesatare deri të dendura. Prej orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat mesatare dhe të dendura shtrihen në të gjithë territorin.
Në fushën termike temperaturat e mëngjesit pritet të pësojnë një rritje fare të lehtë nga -5ºC në relievet malore deri në 4ºC në ato të ulta e ato bregdetare. Në vlerat e mesditës ato pritet të arrijnë nga 9ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.
Diskutime rreth kësaj post