Nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikoloski pak pra zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni ka hedhur akuzën e fortë për kryeministrin Edi Rama se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit.
I ftuar në emisionin Ballkan ai ka thënë:
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në mënyrë direkte, përzihet në zhvillimet politike në Maqedoni që nga viti 2016 kur është hartuar e ashtuquajtura Platforma e Tiranës, kur i ka ftuar partitë politike shqiptare në Tiranë. Mendojmë se kjo është e pandershme dhe jo korrekte.
Përderisa qytetarët që jetojnë në Maqedoni zgjedhin përfaqësuesit e tyre, mendoj se ata duhet që politikat e tyre ti bëjnë këtu dhe çdo gjë tjetër është përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër që është më e keqja që mund të ndodhë. Nëse do ta kishim bërë ne një gjë të ngjashme, reciproke në Shqipëri, besoj se askush atje nuk do të ishte i lumtur dhe marëdhëniet me zotin Rama janë kësisoj.
Më duket se ai ka një mik, preferencë në Maqedoni por shpresojmë se do ta kuptojë se duhet të bashkëpunoje edhe me qeveri tjetër dhe se për zhvillimet në Maqedoni vendosin qytetarët e Maqedonisë.”
Diskutime rreth kësaj post