Indeksi i perceptimit të Korrupsionit ka rënditur 180 vende për korrupsion duke filluar nga ato me korrupsionin më të ulët dëri tek ato me korrupsionin më të lartë.
Rënditja u bë në bazë të perceptimit mbi korrupsionin në sektorin publik, sipas ekspertëve dhe njerëzve të biznesit. Analiza e këtij viti tregon se korrupsioni është më i përhapur në vendet ku paratë e mëdha mund të rrjedhin lirshëm në fushatat elektorale dhe ku qeveritë dëgjojnë vetëm zërat e individëve të pasur.Në vendin e parë renditet Zelanda e Re si vendi më pak i korruptuar në botë. Pas saj renditet Danimarka dhe Finlanda. Shqipëria renditet në vendin e 106 duke ku bashkë me Maqedoninë e Veriut kanë renditje më të dobët se vendet e tjera.
Kosova renditet në vendin e 101, ndërsa Mali i Zi në vendin e 66. Në fund të tabelës renditet Somalia si vendi më korrupsionin më të lartë në botë.
Vlen për t’u theksuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikë nuk janë as në 20 e parë duke u renditur në vendin e 23.
Diskutime rreth kësaj post