Ermal Mamaqi gjatë emisionit “Tempora” në RTV Ora, tregoi se ftesën për t’u bërë pjesë e filmit “I Love Tropoja” ia ka bërë edhe Sali Berishës, por ai e refuzoi me shumë elegancë. Madje ftesën të parit ja ka bërë Berishës dhe më pas Ramës.
Ermal Mamaqi: Doktor Berisha e mori edhe ai ftesën për të qenë pjesë e filmit, siç ishte edhe Edi Rama, por që e refuzoi me elegancë.
Sonila Meço: Pse e kishe të domosdoshme praninë edhe të Edi Ramës edhe të Berishës në film?
Ermal Mamaqi: Duhet një kleçkë e cila bën që njerëzit të flasin dhe kjo ndihmon marketingun.
Sonila Meço: Si ishte Edi Rama si aktor?
Ermal Mamaqi: Ishte aktor shumë i mirë. Më ka surprizuar edhe me përkushtimin e tij edhe qëndronte gjatë gjithë kohës që kishte xhirime pavarësisht punëve që mund të ketë pasur.
E pyetur nga Sonila nëse Ermal Mamaqi e përdor artin apo komendinë e tij si marketing i politikës për të pastruar imazhin e saj të keq, ai shprehet se ka interesa të ndërsjellta.
“Kjo gjë ndodh indirekt, padyshim që unë e di që ky bashkëpunim ka interesa të ndërsjelljta e jam shumë konshient që mua më bën punë Edi Rama, Enca ose një personazh që nuk operon në fushën e aktrimit ashtu edhe unë i bëj punë atij ose asaj në profesionin që ka. Jam shumë dakort me këtë, nuk kam pse mos e bëj. Përderisa projektit tim i shërben dhe është në funksion të asaj që unë krijoj apo benefitet që merr, le të ndodhë”, shprehet Ermali.
Diskutime rreth kësaj post