Në një intervistë për “Ilva Now”, Ditmir Bushati tashmë i mandatar nga kryeministri si i dërguar special për OSBE-në, thotë se shpreson të bëjë më të mirën me detyrë që i ka besuar shefi i tij.
Ai tha, se i përmbahet dhe se do vazhdojë luftën si deputet dhe socialist për një pakt kombëtar që nënkupton çlirimin e një energjie të re për Shqipërinë. Vetëkorrigjim, ndarje finale me oligarkët dhe të tjera në intervistë.
Pjesë nga intervista:
Ilva Tare: Ishte surprizë zgjedhja juaj si i dërguar special i OSBE-së?
Ditmir Bushati: Raporti im me OSBE-në ka qenë i lidhu ngushtë që kur isha ministër i Jashtëm. E ndjej veten pjesë të këtij projekti, kam bërë thirrje për një bashkëpunim ndërpartiak dhe ndërinstitucional për të dhënë kontributin e tyre. Në këtë pozicion do të përpiqem të jap më të mirën time, do kenë disa sfida që kanë të bëjnë me menaxhimin e organizatës.
Tare: Sfidat që ju presin gjatë këtij viti?
Bushati: Kryesia është një sipërmarrje shumë e madhe. Ndërveprimi është në një organizatë që shtrihet nga tre kontinente. Nuk pritet nga kryesia shqiptare se asnjë tjetër s’u ka dhënë fund disa krizave, por një mundësi për të dhënë më të mirën në kapacitetin administrativë dhe është një çështje imazhi dhe reputacioni.
Tare: Pasi morët detyrën, një pjesë tha që Bushati qenka pajtuar me Ramën pas 1 viti replikash, apo është dorëzuar Rama. Disa thonë se u dorëzua para diplomacisë? U shitët apo u bletë?
Bushati: As nuk u shita, as u bleva, as u idhnuam as u pajtuam. Bashkëpunimi im do jetë në këtë raport të ri nuk diskohet brenda mandatit që ofron kryeminstri dhe ministri i Jashtëm, do të përpiqem ta ushtrojë këtë detyrë. Kur vjen puna te OSBE, integrimi në BE, qoftë diferencat në mënyrën e të menduarit, nuk besoj se duhet të përbëjnë një shqetësim.
Diskutime rreth kësaj post