Deputeti Myslim Murrizi ka debatuar me ish-deputetin e LSI-së, Edmond Haxhinasto, për sistemin, për të cilin deputeti i opozitës së re insiston se nuk votohet individi, por partia, e që sipas tij duhet të ndryshohet patjetër.
“Pse mi ndanë që nuk janë bashkë, kanë një hall të përbashkët se nuk kanë këllqe që të shkojnë të votohen nga qytetarët. Sa deputetë kanë votat Haxhinaston, brrylin. Ka votuar administrata që kishit 40%. Ti nuk ke vajtur te qytetarët si ka votuar administrata që inshAllah të rri LSI në pushtet. Ju jeni deputet që keni 9 nr telefoni, të shoferit, të shitësit të qumështit.”, tha Murrizi, teksa Haxhinastoi iu kundërpërgjigj duke thënë se LSI është e gatshme për çdo lloj sistemi.
“LSI është gati çfarë do lloj sistemi. Sa të gatshme janë partitë për t’i zbatuar këto gjëra. Nëse nuk i them boll vjedhjes së votës, ne do të jemi ë fundit që do të hymë në Eurpoë dhe do t’i japim një zhgënjim qytetarëve”, tha Haxhinasto në sudion e Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post