Gazetarja Klodiana Lala tha se personi i cili mund të ndihmojë prokurorinë është ish-gardisti, njëkohësisht kryebashkiaku socialist Agron Malaj i cili ka qenë pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar 2011.
Lala tha në News24 se:
“Shmangëm kryebashkiakun e Matit që ka qenë pjesë e grupit të zjarri dhe unë besoj se ai është thelbi. Pashë një status në FB, Agron Malajn që kërkonte drejtësi dhe mund ta ndihmojë drejtësinë dhe ai ka dijeni direkte për njeriun që dha urdhrin dhe mund t’ja rrëfejë Prokurorisë. Ka dijeni për çfarë ndodhi në korridoret e kryeministrisë dhe kush dha urdhërin për atë.”
Diskutime rreth kësaj post