Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho teksa i referohet rastit të Check up, shprehet se dikush përsëri në fshehtësi po përgatit letrat për PPP e imazherisë. Sipas tij mazhoranca po ndërton filozofi abuzive dhe dëmtuese mbi sistemin.
Postimi i plotë:
Ministria sot kerkon te mbuloje ceshtjen e PPP-ve me vetem «arnen» e kontrates per sterilizimin.
PPP-te e Rilindjes ne shendetesi, te gjitha se bashku jane ndertuar mbi filozofi abuzive e demtuese per sistemin dhe unitetin funksional te institucioneve perkatese.
Jane ndertuar mbi bazen e nje centralizmi te thelle duke u pasqyruar kjo dhe ne menyren qendrore te vendimarjes.
Kane krijuar qellimisht keshtu monopole kombetare private deformueses te tregut, te financuara nga buxheti i shtetit, bllokuese keto per konkurencen qe eshte ne baze te permiresimit te cilesise, uljes se kostos etj e rrezikuar kolaps te sistemit perkates ne rang vendi, me mos funksionimin e secilit prej tyre.
Kostot e ketyre PPP jane me te larta se sa do te ishin ne nje vend normal me treg te lire e nivel decentralizimi, pra me vendimarje institucionale adeguate.
Megjithese i pari prej tyre ai Check up, qe ndonese ka gelltitur dhjetra miliona E ne keto vite nuk ka prodhuar asnje demostrim shkencor a klinik te rentabilitetit te shpenzimeve, vazhdohet me te tjere PPP, pa bere as dhe nje analize trasparente.
Dhe te mendosh se dikush perseri ne fshehtesi po pregatit letrat per PPP e imazherise a dickaje tjeter, qofte dhe sherbimit urgjences…
Prandaj dhe analiza per PPP duhet bere duke filluar nga themeli i perbashket abuziv qe Rilindja i ka ngritur, per te shkuar me tej te analizat e seciles nga ato per vecorite.
Diskutime rreth kësaj post