Kuvendi i Shqipërisë do të hapë dyert ditën e nesërme me rastin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar. Të gjithë qytetarët mund të vizitojnë Kuvendin nga ora 10:00 deri në 20:00, ku do të shfaqet edhe një dokumentar si dhe do të shpërndahen artikuj si çanta, bluza e stilolapsa me rastin e këtij eventi.
Njoftimi:
Në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, nesër, më datë 22 janar, nga ora 10:00-20:00, në sallën e seancave plenare të Kuvendit, do të jetë “Dita e Dyerve të Hapura”.
Gjatë kësaj dite vizitorët mund të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues (çanta, bluza, stiloapsa etj.), të prodhuar enkas për këtë veprimtari.
Diskutime rreth kësaj post