Aktorja turke, Hazal Kaya, u bë për të gjithë e njohur me rolin si “Nihali” në serialin “Dashuri e ndaluar”. Në muajin nëntor të vitit që lamë pas, “Nihal” u bë nënë për herë të parë.
29-vjeçarja solli në jetë një djalë të cilin së bashku me partnerin, producentin Ali Atay, e pagëzuan me emrin Fikret.
Tashmë, Fikret është dy muajsh dhe aktorja është shfaqur herë pas here në ambiente publike me të birin.
Mirëpo, si në rrugë, ashtu edhe në rrjete sociale, ajo mundohet t’ia fshehë fytyrën të birit dhe duket se këtu ndikojnë besëtytnitë që ajo ka.
“Nihal” u fotografua së fundmi në rrugë nga paparacët, teksa ecte krah partnerit me të birin në krahë.
Mirëpo, çifti e vendosi menjëherë të voglin në karrocë, ndërsa “Nihal” i kërkloi fotografëve të mos ia fotografonin djalin, sepse kishte merak se do t’ia merrnin mësysh.
“Aman mos ma fotografoni djalin se kemi frikë mos na e marrin mësysh” – u shpreh aktorja sipas mediave turke
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post