Ministri për të Drejta dhe Pakica në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, deklaroi për “Ora News”, se ka ardhur koha që Qeveria e Shqipërisë ti jap fund vizitave të kortezisë, e të kalohet tek veprimet konkrete.
Sipas “Ora News”, shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë nga qeveria shqiptare të heqë dorë nga kortezitë e fjalëve, por të vihet në lëvizje për të zbatuar premtimet e dhëna. Madje në përgatitje të zgjedhjeve të tetorit ata bëjnë thirrje edhe për më shumë bashkëpunim nga shteti amë. Sipas “Ora News”, premtimet e qeverisë shqiptare kanë qënë të shumta, por në realitet është bërë shumë pak. “Roli i shtetit shqiptar tek bashkëkombasit tanë që jetojnë në Mal të Zi, nuk është ndjerë dhe madje ata janë të pakënaqur me Tiranën zyrtare”, transmenton “Ora News”. Lidhur me këtë, Ministri për të Drejta dhe Pakica në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka thotë se ka ardhur koha ti jepet fund vizitave të kortezisë, e të kalohet tek veprimet konkrete.
“Sa herë që takohemi, ne kërkojmë dicka ata premtojnë dhe reailizimi është zero. Ka ardhur koha që shteti shqiptar të ulet me shtetin malazez dhe të përcaktojnë kërkesat afatmesme. Na duhen zgjidhje afatmesme dhe afatgjata.Politikat afatmesme dhe afatgjata janë ato që duhen parë me emergjencë. Në këtë pikë ministri Zenka përmend dy prej tyre.Përfaqësimi i shqiptarëve në bazë proprocionalitetit dhe decentralizimi në Mal të Zi”, deklaroi Zenka. Një optikë tjetër ka në këtë lexim të marrëdhenieve mes dy shteteve zyrtari shqiptar i partisë së Millo Gjukanoviq, DPS Nikollë Gegaj. Ai i cilëson për t’u marrë shembull. “Nuk mund të themi është ideal por dukshëm është përmirësuar krahasuar me vitet e kaluara”, – deklaroi Gegaj.
Viti që kemi nisur është një vit zgjedhor në Mal të Zi, e ku shqiptarët nga një deputet, shpresojnë që përfaqësimi i tyre në kuvendin e ri të jetë sëpaku me dy ose tre ligjvënës. Por për të kapur këtë objektiv së pari duhet që forcat politike të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, pasi përçarja i ka karakterizuar në gjithë këto vite.
Diskutime rreth kësaj post