Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetajn, pas zgjedhjes u ul sot për hërë të parë në karrigen e ministrit në Kuvend. Ardhja e Ahmetajt duket se ka gjetur pa përgatitur shërbimet e Kuvendit, të cilët nuk kishin shtuar numrin e karrigeve.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbetur ndoshta, jo pak i habitur, teksa është gjendur përballë një fakti disi të çuditshëm. Në rreshtin e ministrave, të cilët ulen në zonën qëndrore të sallës së seancave plenare, duke pasur përballë deputetët, Lleshaj befas është zënë ngushtë.
Për të nuk ka pasur jo vetëm vend, por as karrige bosh. Kjo e ka detyruar shërbimin e seancave plenare të marrë një karrige nga diku tjetër dhe “me pak mundim” t’i rezervojë pak vend ministrit mes Etilda Gjonajt dhe Erjon Braçes.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post