Kuvendi ka pësuar ndryshime në radhët e ministrave, kjo pasi në kabinet është shtuar edhe Arben Ahmetaj, i cili është emëruar nga kryeministri Edi Rama si Ministër i Shtetit për Rindërtimin, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Mirëpo Ahmetaj, në parlamenet ka zënë vendin e ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, e cila ditën e sotme u gëzua me ardhjen në jetë të djalit të saj Kren.
Nuk dihet nëse ky do të jetë vendi i përhershëm i ministrit të ri në Kuvend, ose është pozicionuar vetëm për ditën e sotme, si pasojë e mungesës në seancë të Spiropalit.
Diskutime rreth kësaj post