Para pak ditësh, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se po realizonte ëmdrrën e saj të madhe për të qenë në skenën e Sanremos si moderatore.
Janë plot 10 femrat (të gjitha shumë të bukura) ndër to dhe Alketa që do të shoqërojnë në skenë Amadeus, prezantues i njohur në ekranin e vendit fqinj.
Por sa pritet të paguhen prezantueset e festivalit të ndjekur dhe mbi të gjitha sa do të paguhet Alketa për prezantimin e saj?!
Sipas Anabel.al, që i është referuar të përditshmes italiane “Il Giornale” thuhet se prezantuesi kryesor, njëkohësisht edhe drejtori artistik i këtij edicioni: Amadeus mund të paguhet në vlerën 500.000-600.000 euro.
Ndërsa sa i përket 11 prezantueseve të njohura mendohet se një pjesë e mirë e tyre do të paguhen me 20.000-25.000 euro dhe këtu e kemi fjalën për emrat si: Georgina Rodriguez, Alketa Vejsiu, Sabrina Salerno, Diletta Leotta dhe Francesca Sofia.
Prezantuesja italaine Antonella Clerici mund të marrë dyfishin e shumës, ndërsa nuk dihet se sa do të jetë pagesa për ikonën e ekranit italian, Mara Venier.
Diskutime rreth kësaj post