Grupi i ekspertëve të ardhur nga Italia, ku bëjnë pjesë dy prokurorë të prokurorisë së ‘Aqulias’, një inxhinier dhe 2 oficerë të policisë gjyqësore, pas takimit me Kryeprokurorin e Përgjithshëm Olsian Çelën mësohet se do të zhvillojë takime me prokurorë të Durrësit dhe Krujës.
Tema e diskutimit të takimit të Çelës me ekspertët italianë ka qenë asistenca teknike për tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Ndërkohë bëhet me dije se ky takim është mundësuar nga PAMEKA.
Më herët Çela është shprehur se rezultatet e hetimit në çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve dhe vlerësoi punën e tyre në këtë drejtim.
Mësohet se 7 ekspertët italianë do të asistojnë prokurorinë e Durrësit e cila ishte dhe epiqendra e tërmetit 6.4 ballë, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe mbi 600 të tjerë mbetën të plagosur. Ekspertët që do të asistojnë në Durrës kanë hetuar në Itali pasojat e tërmetit L’Aquila.
Diskutime rreth kësaj post