Sipas sociologut te njohur Gëzim Tushi kjo quhet “shoqëri me flokë të thinjura”. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora sqaroi se dy janë faktorët e rënies së popullsisë, ulja e lindshmërisë dhe zgjerimi i emigracionit.
Gëzim Tushi: Ky projeksion është një lajm i keq dhe duhet vlerësuar nëpërmjet një procesi të një diagnostikimi të thellë të shkaqeve pse është kjo situatë që ka të bëjë me rrudhjen e popullsisë, plakjen e popullsisë, me rënien e lindshmërisë, me kalimin nga një shoqëri vitale në një shoqëri me flokë të thinjur. Unë besoj se nëse do ti përmbahemi një analize korrekte do të thosha që janë dy arsye kryesore që ndikojnë në këtë dukuri komplekse. E para rënia e dukshme e lindshmërisë në shoqërinë shqiptare dhe e dyta zgjerimi i emigracionit në sasi dhe intensitet.
Duhen politika sociale mbështetëse si favorizimi i grave, rritja e kohës së pagesës pas lindjes dhe një varg arsyesh të tjera që e bëjnë më të qenësishëm këtë proces. Duhen politika të tjera sociale që kanë të bëjnë me të rinjtë, siç janë problemet e strehimit, të punësimit. Të gjitha këto kanë ndikim në këtë proces. Ajo që është më kryesore që është bërë shqetësim social është emigracioni. Në këtë fazë emigracioni është në zgjerim. Ajo që më shqetëson është se ky emigracion i kohëve të fundit është emigracion elitar.
Diskutime rreth kësaj post