Për shkak të motit që keq dhe mjegullës së dendur në të cilën u përfshi Tirana dhe rrethinat e saj shumë nga fluturimet e planifikuara ditën e djeshme (19 Janar) u vonuan ose u pezulluan.
Përmes një njoftimit Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë të ditur se ditën të sotme (20 Janar) të gjithë fluturimet e vonuara apo të anuluara për shkak të motit të keq do të zhvillohen,por me vonesa.
“Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albaëings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Wizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anulluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.
Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport.
AAC informon publikun, se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim,” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.
Diskutime rreth kësaj post