Kryeministri Edi Rama thekson se nga 1 janari, aplikimi për licencë në Qendrën Kombëtare të Biznesit kryhet vetëm online në platformën e-Albania duke iu kursyer bizneseve 115 ditë kohë në vit.
Nëpërmjet një video informuese, Rama thotë se nga shërbimi online nuk ka më radhë për biznesin. “Tani aplikimi për licencën në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet online në pak minuta në https://e-albania.al.
Vitin e kaluar 11,000 biznese aplikuan për licencë duke shpenzuar 115 ditë kohë në radhë për aplikimin dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues me vula e firma të administratës.
Sot bizneseve u kursehen 340 ditë pritje në radhë dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues me vula e firma shtetërore e bëjnë vetë punonjësit e QKB” – deklaron ai.
Me fillimin e vitit 472 shërbime kaluan online. Por si mund të bëhet një aplikim online? Çdo qytetar mund të regjistrohet te e-Albania nga kompjuteri ose telefoni. Dokumentet shoqëruese që jepen nga shteti sigurohen nga punonjësi, ndërsa qytetari duhet të bashkëngjisë vetëm vetëdeklarimet dhe dokumente që jepen nga privati.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post