Më 26 nëntor Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë që mori 51 jetë. Ndërkohë që mori gjithë jetën të pafajshme, tërmeti shkatërroi mijëra banesa.
Një ndër familjet e shkatërruara është dhe familja e Kastriotit, i cili u bë i njohur nga batuta e kryeministrit Rama, pasi bashkëshorti i kërkoi t’i gjente gruan.
Sonte është i ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” duke i kërkuar bashkëshortes së tij të kthehen bashkë, por duke thënë që nuk pranon që të jetojë në hotel, aty ku gjendej bashkëshortja e tij.
“Unë e dua, për mua është mbretëreshë ajo, për mua ka bërë gjithshka por nuk jetoj në hotel” – kështu u shpreh ai në studion e Top Channel.
Bashkëshortja e tij, hodhi poshtë aludimet se ajo e kishte braktisur pas tërmetit duke deklaruar se thjeshtë kishte kërkuar strehë për vetë dhe djalin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post