Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama paditi Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, me pretendimet ka shpifur me deklarimet e tij.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi nga Korça se kjo lëvizje e kryeministrit po përdoret për të shkuar në aleanca dhe rrugë të tjera, të cilat shqiptarët nuk i kanë dashur as si politikë por as shpirtërisht.
Kryemadhi tha:
“Edi Rama ka zgjedhur t’i tradhtojë interesat e shqiptarëve. Ka zgjedhur të tradhtojë Shqipërinë por të tradhtojë Kosovën. Pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, fortesë e pa marrshme, digë e pa depërtueshme e ujrave që do përmbytnin ardhmërinë e shtetit të Kosovës, ndaj komandantit të UÇK dhe Kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të Kombit shqiptar, zotit Ramush Hajradinaj.
Padia e tij groteske, armiqësore nuk ka për qëllim vetëm Ramushin si individ, por përçarjen e Unitetit Kombëtar. Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb.
Ky njeri fasadë, pa asnjë ndjenjë kombëtare apo qoftë edhe qytetarie, pikërisht për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe të mohimit të masakrës së Reçakut, gjeti pikërisht atë ditë të çonte padinë e tij sa qesharake aq monstruoze ndaj Ramush Hajradinajt.”
Diskutime rreth kësaj post