Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka dhënë një mesazh të fortë për Bashkimin Evropian nga Konferenca e Komisioneve Parlamentare, teksa tha se BE duhet ta lexojë qartë rrezikun që i kanoset rajonit ndaj edhe integrimi i tij në këtë union është me rëndësi.
Sipas tij nëse nuk hapen negociatat po krijohet terreni për influenca jo perëndimore.
“Bashkëpunimi na afron më shumë me BE. Nuk ka pse të konsiderohet si “delja e zezë”, por si një vlerë e shtuar e BE. Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por BE duhet t’i lexojë qartë rreziqet që i kanosen rajonit.
Ne po e bëjmë detyrën tonë. Pas mbledhjes se tetorit, ky vendim sado i padrejtë ne nuk na ka dekurajuar por na ka shtuar përgjegjësinë e detyrimet për integrimin evropian të gjithë vendeve tona e rajonit.
Për t’iu bashkuar BE jemi të qartë se kemi ende mjaft detyra për të bërë. BE do i bashkohemi më shpejt nëse do ndërtojmë bashkëpunim rajonal paqësor, miqësor të sinqertë, rezultativë e nëse të gjithë do shohim përpara. Sa më shumë të forcojmë kohezionin tonë, aq më shpejt do jemi koherentë me Evropën”, – tha Ruçi.
Diskutime rreth kësaj post