Çiljeta: Ja pse nuk publikoj foto të burrit
Nëse shikoni rrjetet sociale të këngëtares Çiljeta Xhilaga ajo që do t’iu bjerë në sy është mungesa e fotografive me babanë e fëmijës së saj.
Çiljeta ishte e ftuar në emision kosovar “Prive”, ku ka treguar detaje interesante nga jeta e saj. E pyetur për ngjashmërinë me filmin “Fast and Furious 7”, ajo tha: “Skenarin e kam shkruar katër vite më parë, e meqë disa skena ishin pothuajse të njëjta, vendosëm ta bënim në nder të aktorit të këtij filmi, Paul Walker dhe të kushëririt të Noizyt, i cili ndërroi jetë para disa javësh”.
Kurse pyetjes se, përse Çiljeta deri më tani nuk ka publikuar asnjë foto të bashkëshortit, tregon se ai nuk është shqiptar dhe nuk dëshiron të ekspozohet në media.
“Bashkëshorti im është i huaj, nuk është shqiptar. Unë s’kam dashur kurrë ta bëj publike dhe ai s’ka dashur në fakt ta bëjë publike. Është shkaku i atij dhe jo shkaku im që nuk do të bëhet publik, ndoshta në të ardhmen do ta bëjmë. Ne bëmë çunin kështu si shpejt e shpejt dhe kjo dasma tani është si e pavlerë pasi bëhesh me fëmijë, është të harxhosh lekë për të kënaqur të tjerët. Është një gjë shumë private e imja dhe as nuk dua t’i kthej përgjigje publikut. Familja ime është familja ime. Unë nuk jetoj për të tjerët. Jetoj artistikisht për të tjerët, por jo privatisht për të tjerët”, u shpreh Çiljeta.
*Përgjigjja e Çiljetës në minutën 5:29
Diskutime rreth kësaj post