Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sërish ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të paditur homologun në detyrë në Kosovë, Ramush Haradinaj.
Berisha shkruan se Begradi po feston për këtë padi, që sipas ish-kryeministrit ‘është bërë me urdhër të padronit të Ramës’. Me këtë, Berisha nënkupton presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Berisha thekson sërish se padia u bë në ditën kur do përkujtohej Masakra e Reçakut.
“Fishekzjarre dhe shlivovicë në Beograd për aktin e Zografit Bis, padinë e tij prej tradhtari me urdhër të padronit, ditën e nderimit të viktimave të Reçakut kundër Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj,” shkruan Berisha.
Lajmi për padinë e Ramës ka bërë shumë bujë në median serbe. Disa prej tyre e kanë pritur me entuziazëm dhe tituj bombastikë.
Diskutime rreth kësaj post