Arta Marku do të vazhdojë të qëndrojë me të drejta të plota si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë gjithë vitit 2020, edhe pse është prokurore e thjeshtë në Prokurorinë e Tiranës.
Në një raport rekomandimesh për KED, komisioni i pavarur i monitorimit të organeve të reja të drejtësisë, e bën mjaft të qartë këtë. Asnjë nga anëtarët e KED nuk mund të ndryshojë gjatë gjithë vitit të punës së këtij institucioni. Madje as lista e kandidateve që duhet të hidhen në short nga Presidenti apo Kuvendi pas publikimit të saj që në 15 nëntor.
Raporti i komisionit të monitorimit i është dërguar KED një ditë para mbledhjes së tij të parë. Ky sqarim për rolin e Arta Markut, edhe pse nuk përmendet me emër, u bë pas debatit mediatik se ish-kryeprokurorja duhej zëvendësuar në KED, për aq kohë sa nuk është më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërsa Arta Marku u caktua relatore për procedurën e zëvendësimit të Besnik Muçit. KED duhet t’i dërgojë presidentit kandidaturat që duhet të zëvendësojnë anëtarin kushtetues të dorëhequr pak javë pas marrjes së detyrës, pasi u shkarkua nga shkalla e dytë e vetting-ut.
Pikërisht për procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të kushtetueses dhe kompetencat e vetë anëtarëve të KED-së në këtë përzgjedhje, këshilli i kërkoi kuvendit qartësim të neneve ligjore. Qëllimi ishte shmangia e konflikteve institucionale si me Presidentit, pas të cilit vetë kryetari Dvorani u kallzua penalisht.
Diskutime rreth kësaj post