Komisioneri për Zgjerim u BE-së, Olivér Várhelyi, nga konferenca e përbashkët për mediat, me kryeministrin Rama, në vizitën e tij të parë në Tiranë ka çmuar punën e bërë nga Shqipëria, ai ka ndarë edhe një lajm të mirë.
“Ju jap edhe një lajm të mirë, duke pasur parasysh punë e mirë të bërë nga Shqipëria nga fondet e paraaderimit, kemi mundësi të japim 28 mln euro për shpërblim për performancën e mirë që është bërë. Lajm të mirë edhe nga PE, por ai ka një procedurë që duhet ta ndjekë, por propozimin e kemi çuar në PE dhe besoj se gjithçka do të vazhdojë shumë shpejt”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post