Optimizmi i Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim se do miratojnë një reformë zgjedhore pa “bekimin” e opozitës parlamentare, duket se ka për të rezultuar një flluskë sapuni. Paralajmërimin e ka bërë deputeti i opozitës parlamentare, njëherësh nënkryetari i grupit parlamentar “Demokrat”, Arlind Çaçani.
Ky i fundit gjatë një pronocimi për gazetën “Sot” dhe agjencinë e lajmeve “Sot News” ka ironizuar takimin e së martës mes trinomit “PS-PD-LSI” në Pallatin e Kongreseve, teksa i ka garantuar këto parti se miratimi i reformës zgjedhore pa konsensusin e deputetëve të opozitës parlamentare ka për të ndodhur vetëm nëpër ëndrra, por jo në realitet. Dhe për të treguar se deputetë e opozitës së re janë faktor në politikë, zoti Çaçani i ka kujtuar mazhorancës se në Parlament ka vetë 78 vota nga 84 që nevojiten për të kaluar reformën zgjedhore, ndërsa mes ironish e sarkazmash therrëse ka theksuar se mazhoranca në Shqipëri përbëhet nga PS-PD-LSI. Madje, duke u ndalur tek tryeza e së martës, ligjvënsi që përfaqëson rrethin e Kolonjës u shpreh se opozita e rrugës u ul në takimin e reformës zgjedhore me Famosin “Tërmet” që ka hobi vjedhjen e votave dhe jo me Damian Gjiknurin.
“Fakti që zonja Hajdari ka qenë në takimin e PS-së me PD-në dhe LSI-në nuk na anashkalon ne si opozitë parlamentare. Kjo pasi unë e shikoj si një fitore të opozitës parlamentare dhe zbythje të binomit “PD-LSI” që nuk pranonin “Tërmetin” ( Gjiknurin) në tavolinë. Kjo u pa qartë si u përqafuan dje. Fakti që znj. Hajdari nuk ka firmosur është qe ne do te kemi një vendim për qëndrimin tonë. Këshilli Politik do të ketë 7 anëtarë sipas shkresës, teksa 4 anëtarë PS-PD-LSI dhe tre anëtarë opozita parlamentare. Kjo tregon që ata të tre janë mazhoranca dhe ne opozita. Ne opozita kemi kushtet tona për të pranuar marrëveshjen qe na është lënë për të firmosur, sikundër është futja për diskutim i ndryshimit të sistemit zgjedhore. Nga ana tërtër, dua të theksoj se fakti që i detyron ata të mos na anashkalojnë është vota jonë në Kuvend. PS-PD-LSI kanë 78 vota te gjithë bashkë dhe nuk kanë 84, sa duhen për të votuar ndryshimet zgjedhore. Mund t’i blejë dhe kjo ndodh. Po sytë e ndërkombëtareve këtu janë?!”, deklaroi ai.
Më tutje, deputeti i opozitës u shpreh qartë kur theksoi se opozita parlamentare do të kushtëzojë votën e saj në Parlament nëse nuk ndryshohet sistemi zgjedhor. Sipas tij, reforma zgjedhore është thembra e Akilit e opozitës parlamentare.
“Ne do të japim kontributin tonë që të kemi një produkt sa më të mirë për Shqiptarët. Ne do të intensifikojmë konsultimet me ndërkombëtaret dhe do të jemi padiskutim faktori kryesor. Madje, sado që të kenë marrëveshje këta, ne do te vazhdojmë misionin për të cilën kemi marrë mandatin. Ne kërkojmë ndryshimin e sistemit, ku një model është ai që propozuam. Ne nuk jemi në Parlament për të qenë fasadë e partive të mëdha, reforma zgjedhore për opozitën parlamentare është thembra e Akilit”, – nënvizoi nënkryetari i grupit paralamentar “Demokrat”, Arlind Çaçani, gjatë prononcimit për gazetën “Sot” dhe agjencinë e lajmeve “Sot News”.
Diskutime rreth kësaj post