Akademiku i njohur, Artan Fuga me anë të një shkrimi në rrjetet sociale shprehet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë tërësisht në favor të qeverisë.
Reagimi i plotë:
Zgjedhjet e parakohshme sigurisht tani janë në favor të qeverisë.
Dëgjova një kryetar partie opozitare që u shpreh se kompromisi për kodin zgjedhor ka sens nëse bëhen zgjedhjet e parakohshme këtë pranverë.
Zgjedhjet e parakohshme tani janë tërësisht në favor të qeverisë dhe në dëm të opozitës. Kjo e thënë ftohtë dhe me neutralitet. Ndoshta deputetët e opozitës nxitohen të rihyjnë në Kuvend sepse helbete u bë kohë pa punë, por sa për rezultatin politik të zgjedhjeve të parakohshme, e sigurt që është në shërbim të qeverisë.
Hapi më i zgjuar i qeverisë do të kishte qenë pikërisht shpërndarja e këtij parlamenti kukull dhe mjaft karagjoz.
Diskutime rreth kësaj post