Pas mbledhjes me këshillin e kryetarëve në rrethe, burime bëjnë me dije se në zyrën e Lulzim Bashës , do të mbërrijnë aleatët në orën 19:00.
Mësohet se kryetarët e degëve i kanë kërkuar Bashës rikthimin e protestave, ndërsa është diskutuar për datat 20 ose 22 shkurt, ndërkohë priten më tepër detaje pas përfundimit të takimit me kryetarët e partive në koalicion.
Ky takim vjen pas marrëveshjes me mazhorancën për të nënshkruar një bashkëpunim në ecurinë e Reformës Zgjedhore dhe po ashtu pas kërkesës që i është parashtruar kryetarit të PD-së, për rikthimin e protestave që konsistojnë me fillimin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post