Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se opozita u ul në tryezë për të mos bërë asnjë ndryshim. Sipas tij, PD dhe LSI kanë bërë vetëvrasje politike, ndërsa thekson se produkti që do të dalë nga tryeza e reformës do të jetë thjeshtë një arnim i Kodit Zgjedhor.
Kthimi i PD në tryezë diskutimi, për ish-nënkryetarin e saj, Astrit Patozi është një zhvillim pozitiv. Por ajo që dje u qartësua sipas kreut të Bindjes Demokratike është se ajo tryezë nuk do të sjellë asnjë ndryshim.
“Opozita jashtë parlamentare është ulur dje në tryezë duke pranuar në mënyrë të tërthotë një gabim të vetin, është ulur që të mos i ndryshojë gjërat”, tha Patozi.
Sipas Patozit nga ana e opozitës nuk ka asnjë reflektim për gjithë rrugën që ka ndjekur, ndaj asaj i faturon kosto të madhe politike.
“Produkti që do të dali nga ajo tryezë do të jetë një arnim i kodit elektoral dhe ne do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me të njëjtat rregulla”, shprehet Patozi.
Diskutime rreth kësaj post