Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar marrëveshjen e mazhorancës dhe opozitës për të bërë së bashku reformën zgjedhore. Në intervistën për Abc News, Blendi Fevziu thotë se nuk ka palë humbëse.
Sipas Fevziut, opozita që prej qershorit të vitit të shkuar kur u zhvilluan zjedhjet lokale, nuk kishte rrugë tjetër veçse të ulej në tyrezë me maxhorancën.
Blendi Fevziu: Zgjidhje tjetër përveç kësaj marrëveshje nuk kishte. A mund të arrihej më shpejt apo më vonë është gjë tjetër. Por natyrisht që është arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve edhe pse këtu po thuhet se ‘është bërë vetë’. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.
Kush del i fituar?
Për Fevziun të dyja palët momentalisht janë të fituara.
“Ka një inkoherence të opozitës ka edhe lehtësim të mazhorancës se ka dalë nga impasi ky ishte. Opozita luftoi jashtë sistemit, por nuk arriti, ndërsa mazhoranca s’kishte qeverisje normale me opozitën jashtë sistemit”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post