Arbana Osmani padiskutim është një personazh influencues në fushën e televizionit, një nga moderatoret më të ndjekura dhe më të dashura të publikut shqiptar. Nëse ka një igurë së cilës i vijnë shumë oferta besojmë për të drjetuar projekte të ndryshme është pikërisht ajo.
Së fundmi në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, moderatorja ka zbuluar se ajo ka marrë dy herë ftesën për të qenë prezantuese në Festivalin e Këngës dhe të dyja herët e ka refuzuar.
Një ndjekës i shkruan:
“Arbana, nëqoftëse do të ta propozonin Festivalin e Këngës në RTSH, do ta pranoje?”
Arbana i është përgjigjur kështu:
“Ma kanë ofruar dy herë 2014 dhe 2018 dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund tv ndodhënë të ardhmen por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar, edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol.”
Duket se Arbana ka preferuar të mos “rrezikoj” me ndryshime të tilla edhe pse në fakt ajo ka ekperiencë në moderimin e festivaleve muzikore pasi vite më parë ka drejtuar finalen e Top Fest./Blitz
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post