Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e shikon si zgjidhjen e vetme të krizës politike zgjedhjet e parakohshme pas marrëveshjes me qeverinë. Vasili ka komentuar tryezën për reformën zgjedhore dhe shprehet se pas kësaj do ketë zgjedhje të parakohshme.
“Duhet mbyllur reforma zgjedhore. Zgjedhjet e parakohshme do të thotë të shpëtojnë vendin nga gremina. Nuk janë hall i opozitës, por halli i shqiptarëve. Të keqen duhet ta ndalim sot për të mirën e përbashkët. Çfarë do të presim? Të presim që të gjithë familjeve shqiptare t’iu kenë ikur të gjithë burrat, fëmijët, gratë? Kjo ndalet sot”, tha Vasili.
Sipas tij kryeministri Edi Rama ishte i detyruar të pranonte marrëveshjen e opozitës për reformën zgjedhore sepse nuk kishte rrugë tjetër.
“Nuk është mazhoranca dhe opozita që hedhin topin tek njëra-tjetra. Ka vetëm një përgjegjëse dhe ajo është mazhoranca. Në tetor kemi kërkuar krijimin e një mekanizmi jashtëparlamentar me opozitën në njërin krah dhe mazhorancën në krahun tjetër. Nuk ka hedhje topi. Pasi u përpoq të bënte të tëra manovrimet, PS u dorëzua sepse pa që nuk kishte zgjidhje tjetër.Ne dhamë një zgjidhje, por vonuan përgjigjen për shkak të Edi Ramës. Ai është penguesi kryesor i zgjidhjes. Gjithë vonesa prej një viti ka ardhur prej Edi Ramës. Ne kemi qenë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore në Parlament. Faktet janë shumë të qarta, kokëforte, të shkruara e zeza në të bardhë që nuk ka patur marrëdhënie interesi”, u shpreh Petrit Vasili.
Diskutime rreth kësaj post