Kreu i PD Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve nëse do të japë dorëheqjen në rast se dështon sërish pas kësaj marrëveshjeje të dytë me Edi Ramën.
Basha e tha prerë se një gjë e tillë nuk është ‘fare në radarin’ e tij.
“E di që disa njerëz kanë merak a do jap unë por nuk është ky momenti për të kënaqur kureshtjet apo thrillet e tyre. Sot Shqipëria është në krizë, është koha për të punuar që Shqipëria mos jetë kështu, kjo është agjenda ime sot. Ëndrrat dhe makthet e të tjerëve nuk janë fare në radarin tim e të bashkëpunëtorëve të mi”, – u shpreh kryedemokrati nga selia blu.
Diskutime rreth kësaj post